Mbretëria e Bashkuar ka marrë në dorëzim dozat e para të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompania AstraZeneca-Oxford.
Lajmi u bë I ditur nga Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Angli.
Kjo vaksinë, të cilën e ka porositur në masë të madhe edhe Italia, është e vetmja që përdoret aktualisht që mund të ruhet në temperaturën e frigoriferit.
Qeveria angleze ka siguruar 100 milion doza të vaksinës së AstraZenecës e cila është pordhuar në bashkëpunim të ngushte më Universitetin e famshëm britanik Oxford.
Advertisement
Deri më tani Anglia kishte vijuar procesin e vaksinimit me dozat e Pfizer.