Anglia ka hequr masën e karantinës për qytetarët e disa vendeve që duan të futen në ishiull.
Lista e shteteve që kanë marrë dritë jeshile përfshin Greqinë, Spanjën, Francën dhe Belgjikën dhe do të hyjë në fuqi më 10 korrik.
Ndërsa shqiptarët e Shqiperisë dhe Kosovës si dhe vendet si Kina, Shtetet e Bashkuara, , Suedia dhe Portugalia nuk janë në listë, që do të thotë se qytetarët e tyre do të duhet të izolohen për 14 ditë nëse shkojnë në Angli.
Skocia dhe Uellsi nuk kanë vendosur ende nëse do t’i lehtësojnë kufizimet e udhëtimit.
Kufizimet janë ndërmarrë në fillim të qershorit, në përpjekje për të ndaluar importimin e rasteve me koronavirus në vend, pasi numri i rasteve lokale po binte.
“Në vend që t’i vendosim në karantinë të ardhurit nga e gjithë bota, ne do t’i vendosim vetëm ata që vijnë nga ato vende ku virusi fatkeqësisht nuk është nën kontroll”, tha në një konferencë për media kryeministri britanik, David Cameron.
Mbretëria e Bashkuar ka numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në Evropë: mbi 44,000 dhe numrin me te larte të të infektuarve: mbi 285,000.
The post Anglia heq karantinën për qytetarët e disa vendeve, por jo për shqiptarët appeared first on Vizion Plus.