Ministria e Jashtme e Suedisë ka njoftuar se ka marrë garanci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëse vendos të vazhdojë procesin e anëtarësimit në NATO.
Levizje kjo që është pritur me kërcënime bërthamore nga Rusia.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja suedeze e Punëve të Jashtme, Ann Linde pas takimit me Sekretarin amerikan të shtetit, Bllinken.
Duke folur për mediat suedeze Linde sqaroi se me fjalën ‘garanci’ nënkupton se Rusia duhet ta ketë të qartë për çdo lloj aktiviteti negativ kundër Suedisë.
Advertisement