Artisti Andrea Bocelli shpjegoi se ai nuk kishte asnjë simptomë të veçantë, vetëm pak ethe.

Ai shkoi këtë mëngjes në qendrën e diagnostikimit të spitalit Cisanello në Pisa për të dhuruar plazmën për qëllime studimore, të koordinuar nga AUP, për kurimin e pacientëve Covid.

Artisti ka qenë në fakt ndër rastet pozitive të diagnostikuar me Coronavirus siç u zbulua nga ai vetë këtë mëngjes. Por ai është konfirmuar me virusin Covid-19 në 10 Mars pasi kishte bërë tamponin.

Duke folur me gazetarët jashtë spitalit, Bocelli shpjegoi se ai nuk kishte ndonjë problem të veçantë pasi mësoi se ishte infektuar: pak ethe por praktikisht ishte një asimptomatik. Të infektuar, siç shpjegoi vetë, ishin edhe fëmijët dhe bashkëshortja, e cila edhe ajo dhuroi plazmën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";