Andi Bushati: Dua që Erion Veliaj të më kërkojë ndjesë, më gënjeu në sy pa iu dridhur qerpiku

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Andi Bushati: Dua që Erion Veliaj të më kërkojë ndjesë, më gënjeu në sy pa iu dridhur qerpiku

Gazetari Andi Bushati është përfshirë në një debat me zv.kryetarin e Bashkisë, Arbër Mazniku, në lidhje me prishjen e Teatrit Kombëtar.

Debati kishte të bënte nëse godina e Teatrit, përbënte rrezik nga tërmeti.

Mazniku pretendonte se ky rrezik ishte paralajmëruar nga institucionet përkatëse, ndërsa Bushati ka nxjerrë sot një video, ku sipas tij, rrëzohet pretendimi i Maznikut, se Teatri rrezikohej të shëmbej nga tërmetet.

“Natyrisht unë nuk kam ndërmend ti kërkoj atij, burrërinë e plotësimit të sfidës për të cilën dorashkën e hodhi vetë i pari. As nuk e dua, as nuk e pretendoj ndjesën e tij.

Advertisement

Së pari, se e di, që ai nuk gënjeu për hesap të tij. Ishte i detyruar ta bënte për llogari të kryetarit që këtë herë e bën për llogari të kryeministrit.

Dhe së dyti sepse po të kërkoja ndjesë nga bashkia, këtë do ta doja nga Erion Veliaj. Ende e kam të ngullur në kujtesë atë ditë vere të vitit 2015, kur në studion e ” Opinion » më pa në sy dhe më tha pa iu dridhur qerpiku: “Qytetarët e Tiranës duhet të më votojnë, sepse me dorën time nuk do të firmos asnjë leje ndërtimi në Tiranë»”, shkruan Bushati.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy