Nga Dragan Shtavljanin

Një ndër kampionët më të zëshëm të “ndërvarësisë” globale në çështjet ndërkombëtare, Joseph Nye, paralajmëron se Shtetet e Bashkuara dhe bota duhet ta marrin Rusinë “shumë më seriozisht”.

Nye, shkencëtar politik, ndikimi i të cilit ka ndihmuar në formimin e opinionit të Perëndimit në fazat e fundit të Luftës së Ftohtë, po ashtu minimizon idenë se Evropa mund të jetë e etur për forcimin e ndjeshëm të lidhjeve me Rusinë ose me Kinën, në kurriz të marrëdhënieve transatlantike.

“Mendoj se, në thelb, evropianët nuk i josh Kina. Evropianët po ashtu kanë frikë në lidhje me Rusinë”, thotë për Shërbimin e Ballanit të Radios Evropa e Lirë Nye, ish-dekan i Shkollës për Qeverisje John F.Kennedy, pranë Universitetit të Harvardit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Natyrisht se Evropa është në qendër të një beteje midis vendeve të jashtme, por unë nuk e shoh atë si diçka të afërt me situatën në vitet 1950, për shembull”, thotë ai.

Si një nga baballarët e neoliberalizmit në çështjet e jashtme në vitet 1970, Nye, për kohë të gjatë, është mbështetës i “ndërvarësisë” në skenën ndërkombëtare.

Idetë e tij janë parë si diçka e ngjashme me organizimin e parimeve të politikës së jashtme në disa administrata demokratike presidenciale dhe shpesh janë në kundërshtim me neorealizmin, i cili thekson rolin e fuqisë ushtarake të një kombi në arritjen e qëllimeve jashtë vendit.

Ai është kritik i ashpër i presidentit amerikan, Donald Trump. Beson se “fuqia e butë amerikane ka rënë” që nga viti 2015.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Atëbotë, ai ka nxjerrë edhe librin me titull ”Is The American Century Over?” (A ka marrë fund shekulli amerikan?)

Nye thotë se njerëzit në Poloni ose në vendet e tjera të Evropës Qendrore nuk mund ta imagjinojnë të jenë në një aleancë me Rusinë. “Rusia duhet të merret shumë seriozisht”, thotë Nye.

Sipas tij, Rusia është “një shtet në rënie”, për shkak të humbjes vjetore të rreth 750,000 njerëzve nga fuqia punëtore dhe dështimit të saj “për të përshtatur ekonominë me një ekonomi të teknologjisë moderne”.

Por, ajo vazhdon të jetë një vend i madh me “njerëz të talentuar” dhe me arsenal bërthamor, thotë Nye.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Nganjëherë janë shtetet në rënie ato që janë më të rrezikshme, sepse ato janë më të gatshmet për të marrë rreziqe”, thotë Nye.

“Pra, Rusia nuk duhet të bie poshtë radarit; është diçka që duhet ta marrim shumë më seriozisht”, shton ai.

Raportet e Perëndimit me Moskën janë testuar nga ndërmarrjet ushtarake të Rusisë – sidomos pas aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë – por edhe nga shtypja e vazhdueshme e disidentëve paqësorë, nga vrasjet e dyshuara në Rusi dhe nga tentim-vrasjet e dyshuara në Evropë.

Kina, në anën tjetër, ka rritur investimet dhe huazimet në Evropë, sidomos në vendet e Ballkanit, që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ajo po ashtu ka zhvilluar një fushatë publiciteti për donacionet dhe shitjet e pajisjeve mjekësore në Evropë, në kohën kur kjo e fundit po lufton me pandeminë e koronavirusit.

I pyetur në lidhje me përpjekjet e fundit ruse dhe kineze për të rritur ndikimin e në Evropë, Nye minimizon idenë se BE-ja po shqyhet.

Politikat për tubacionin e energjisë dhe ndarjet rreth përdorimit të teknologjisë kineze, si ajo 5G e Huaweit, “”nuk janë lloji i çështjeve që do ta shkatërrojnë Evropën”.

“Unë shqetësohem më shumë për përgjigjen e vetë Evropës ndaj koronavirusit”, thotë Nye, duke përmendur dallimet rreth fondeve për rimëkëmbje, pas pandemisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Probleme të brendshme

Sipas tij, dallimet e perceptuara brenda BE-së përbëjnë kërcënim më të madh për bllokun, sesa manovrimet nga fuqitë e jashtme.

“Shpresoj se evropianët do të gjejnë mënyra për të krijuar një fond të rimëkëmbjes nga COVID-19 [sëmundja qe e shkakton koronavirusi] dhe për të ndihmuar ekonomikisht vendet që kanë më shumë vështirësi”, thotë Nye.

“Kjo është fusha që më shqetëson më shumë sesa konkurrenca midis rusëve, kinezëve dhe amerikanëve”, thekson ai.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nye akuzon Kinën dhe Shtetet e Bashkuara për përfshirje në “mohime” dhe “zhvendosje faji” prejse ka nisur pandemia e koronavirusit.

Por, thotë se nuk ka vërjetur ndonjë “ndryshim relativ” në ndikimin e tyre global.

“Rivalitet bashkëpunues”

Nye thotë se Uashingtoni dhe Pekini “duhet të bashkëpunojnë”, për shembull, për çështje si pandemia dhe ndryshimet klimatike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai i përshkruan ato si çështje të “globalizmit ekologjik” që do të vazhdojnë, pavarësisht rënies së “globalizmit ekonomik”.

“SHBA-ja dhe Kina nuk mund t’i përballojnë të vetme ato çështje”, thotë ai.

“Mendoj se do të shohim një situatë të përzier. Në vend të Luftës së Ftohtë I, mendoj se do të shohim atë që unë e quaj rivalitet bashkëpunues. Do të ketë disa fusha ku do të kenë rivalitet dhe disa ku do të duhet të bashkëpunojnë”, thotë Nye.

Ai përmend “dallimet shumë të thella” mids këtyre dy vendeve për çështje territoriale, si ajo e Tajvanit, apo për çështje ideologjike, si ndëshkimi i disidentëve dhe internimi i detyruar i qindra-mijëra ujgurëve myslimanë në Kinën perëndimore. (rel)

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";