Organizata “Amnesty International” akuzoi kompanitë kryesore farmaceutike në botë për krijimin e një “krize të pashembullt në raport me të drejtat e njeriut” duke mos siguruar vaksina të mjaftueshme kundër COVID-19s për vendet e varfra.

Në një raport të lëshuar të mërkurën, organizata e cila mbron të drejtat e njeriut thotë se kompani si AstraZeneca, Johnson & Johnson, Moderna, Novavax dhe Pfizer/BioNTech, “nuk kanë arritur të përmbushin përgjegjësitë e tyre ndaj të drejtave të njeriut”, duke refuzuar të marrin pjesë në nismat globale të shpërndarjes së vaksinave dhe ofrimit të teknologjisë për prodhimin e tyre duke hequr dorë nga patentat mbi vaksinat.

Sipas organizatës vetëm një pjesë e vogël ose 0.3 për qind e 5.76 miliardë dozave të shpërndara në të gjithë botën kanë shkuar në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa 79 për qind kanë shkuar në vendet me të ardhura të larta e të mesme. Sipas organizatës pabarazia po i çon sistemet e dobësuara shëndetësore edhe “më në ekstrem si dhe po shkakton me dhjetëra mijëra vdekje çdo javë, të cilat mund të ishin parandaluar”, veçanërisht në disa pjesë të Amerikës Latine, Afrikës dhe Azisë.

Organizata thotë se vetëm kompanitë Pfizeri/BioNTech dhe Moderna të marra së bashku do të fitojnë deri në fund të vitit 2022, 130 miliardë dollarë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përfitimet nuk duhet të vendosen kurrë përpara jetës së njeriut”, tha Agnès Callamard, Sekretare e Përgjithshme e Amnesty International.

Organizata u bëri thirrje qeverive dhe kompanive farmaceutike t’u japin menjëherë 2 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19 vendeve me të ardhura të ulëta e të mesme për të përmbushur qëllimin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për të vaksinuar 40 për qind të popullsisë në këto rajone deri në fund të vitit.

Raporti u publikua përpara një Samiti virtual mbi Çështje të COVID-it që drejtohet nga Presidenti amerikan Joe Biden. Takimi i nivelit të lartë mbahet mbahet paralelisht me Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Zoti Biden pritet të shpallë një objektiv global për vaksinimin e 70 për qind të popullsisë botërore së bashku me synimet e Uashingtonit për të blerë 500 milionë doza të tjera të vaksinës së Pfizer-it çka do t’i çonte totalin e përgjithshëm të doza të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara në më shumë se 1.1 miliardë.

“Amerika është e përkushtuar të mposhtë COVID-19. Sot Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë numrin e përgjithshëm të vaksinave të dhuruara në nivel global në më shumë se 1.1 miliardë. Për çdo dozë të injektuar tek amerikanët deri më sot, ne po dhurojmë tre të tilla në nivel global “, shkruante Sekretari i Shtetit Antony Blinken në një postim në Twitter të mërkurën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndërkohë Banka Aziatike për Zhvillim tha se vitin e kaluar pandemia ka të ngjarë të ketë futur 80 milionë njerëz në vendet në zhvillim të këtij rajoni, në varfëri ekstreme.