
Me vendin tani në duart e tyre, talebanët festuan në të gjithë Kabulin pasi u largua edhe trupa e fundit amerikane.
Skenat nga Kabuli treguan mbështetësit që gjuanin me armë në ajër dhe u binin borive të makinave në orët e para të së martës.
Advertisement
“Afganistani fitoi pavarësinë e plotë”, tha një përfaqësues i talebanëve, Zabihullah Mujahid.
Një zyrtar tjetër i lartë taleban, Anas Haqqani, tha se ishte “krenar që ishte dëshmitar i momenteve të tilla historike”.
Advertisement