Situatë mjaft e rënduar në Brazil për shkak të koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se në Brazil janë konfirmuar 17.110 raste të reja me koronavirus, duke shkuar kështu numri i përgjithshëm në këtë vend në 867.624.

Siç raporton CNN, gjithashtu janë regjistruar 612 vdekje të reja nga COVID-19, ku numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 43.332.

Brazili renditet në vendin e dytë në botë pas SHBA-ve, për nga numri i të infektuarve dhe vdekurve nga koronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Është një prej vendeve të rralla të mëdha ku numri i të infektuarve dhe të vdekurve është duke vazhduar të rritet, dhe konsiderohet si vendi më i goditur nga pandemia në Amerikën Latine.