Amerika e Jugut dhe Karaibet janë pjesët më të goditura në glob nga Covid-19.
Në total këto hapësira kanë kaluar numrin e 250 mijë viktimave nga koronavirusi.
Në një continent ku jetojnë mbi 620 milionë banore, rastet e regjistruara me virusin e rrezikshëm janë 6463 milionë ndërsa numri i viktimave është ekzakësisht 250 mijë e 969.
Brazili, Peruja dhe Meksika janë vendet më të goditura. Pas SHBA, duhet thene që Brazili është vendi me numrin më të madh të rasteve ne botë. 3.5 milionë njerez të infekuar nga të cilët 45 mijë e 3243 vetëm në orët e fundit. Ndërkohe numri I viktimave në Brazil ka shkuar mbi 112 mijë.
Shqetësim të madh po paraqet edhe Argjentina e cila të enjten regjistroi mbi 8 mijë raste ditore. Vendi me 44 milionë banorë, deri tani ka regjistruar 321 mijë të infekuar dhe 6500 viktima.
The post Amerika e Jugut, më e goditura në botë nga koronavirusi, afro 251 mijë viktima appeared first on Vizion Plus.