Dy anëtarë të ekuipazhit të ambulancës dhe gjashtë banorë janë plagosur nga bombardimet ruse në Kherson këtë të premte. Lajmi u bë i ditur nga administrata ushtarake rajonale Kherson përmes një postimi në Telegram.
Incidenti ndodhi në qytetin Beryslav teksa ekuipazhi i ambulancës po shkonte tek një banor, i cili u plagos si rezultat i bombardimeve ruse.
“Qyteti i Beryslav është përsëri nën zjarr artilerie. Një ekuipazh i ambulancës ra nën zjarr,” tha administrata. “Mjekët ishin rrugës për tek një grua e cila u plagos në shtëpinë e saj. Ambulanca u godit nga fragmente të predhave ruse dhe dy ndihmës mjekë u plagosën.”
Yurii Sobolevskyi, nënkryetari i parë i Këshillit Rajonal Kherson, postoi një përditësim më vonë , duke thënë se përveç dy anëtarëve të ekuipazhit të ambulancës, gjashtë banorë u plagosën gjithashtu.
“Tetë të plagosur deri më tani. Dy prej tyre janë punëtorë të ambulancës, të cilët po shkonin drejt të plagosurve pas bombardimeve. Sipas informacioneve paraprake, ushtarët rusë hodhën mina nga dronët mbi ambulancën,” tha ai.