Ambiciet e Indisë për të zënë vendin e Kinës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambiciet e Indisë për të zënë vendin e Kinës

Politikëbërësit kryesorë në Indi kanë filluar diskutimet mbi një kornizë ligjore që do të bëjë të munudr tërheqjen e investitorëve globalë që kërkojnë të zhvendosin prodhimin në vendin e Azisë së Jugut, tha një zyrtar i lartë i qeverisë për “The Economic Times”.

Kjo është e nevojshme pasi kompanitë shumëkombëshe që po shqyrtojnë zhvendosjen nga Kina në Indi do të preferonin ligje fleksibël mbi ligjet e shtetit për uniformitetin e operacioneve nëpër vende të ndryshme“, citohet një prej zyrtarëve.

Shtetet e Uttar Pradeshit, Madhya Pradeshit dhe Gujaratit kanë miratuar urdhra ekzekutivë duke përjashtuar institucionet e reja nga shumica e rregullave të punës. Pra, bizneset atje janë lejuar të zgjasin orarin e punës nga tetë në 12 orë në ditë, si pjesë e reformave.

Konsultimet me palët e interesuara u iniciuan nga Ministria e Punës menjëherë pas njoftimit të qeverisë për 266 miliardë dollarë si paketë e ndihmës për Covid-19.

Advertisement

Industria ka kërkuar nga qeveria që të krijojë një ekosistem të duhur që punëdhënësit të rriten duke mbajtur parasysh mirëqenien e punëtorëve“, i tha gazetës një person anonim, i cili ka njohuri mbi këtë çështje, duke shtuar se kufizimi i përjashtimit nga ligjet e punës në institucione të reja (siç propozohet nga disa shtete) nuk ishte i justifikuar.

Një nga propozimet që po shqyrtohet është përshpejtimi i masave të reformës.

Në fillim të këtij muaji, mediat raportuan se qeveria e Indisë kishte arritur në më shumë se 1 000 biznese amerikane me ofertë për t’u zhvendosur nga Kina. Midis atyre kompanive ishin prodhues të pajisjeve mjekësore, njësi të përpunimit të ushqimit, tekstile, lëkurë dhe prodhues të pjesëve të automjeteve.

Nju Delhi raportohet se ka ofruar lehtësimin e ligjeve të taksave dhe të punës dhe lejimin e hyrjes më të lehtë në rrugë tokësore. Zyrtarët u thanë kompanive që India ishte më ekonomike për sa i përket sigurimit të tokës dhe krahut të punës nëse zhvendoseshin përsëri në SHBA ose në Japoni, edhe nëse kostot e përgjithshme ishin akoma më të larta se në Kinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy