Edhe ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ka përshëndetur kthimin e opozitës në tryezën e reformës zgjedhore duke shkruar
Ky i fundit thekson në mesazhin e tij në “Twitter” se vendimi i Lulzim Bashës është i mirëpritur.
Soreca shprehet se Reforma Zgjedhore i shërben interesit të shqiptarëve, në mënyrë që të plotësohet një nga kushtet e vendosura nga BE në mars.
“Mirëpresim vendimin e Lulzim Bashës për të rifilluar punën ndër-partiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik.
Advertisement
Ajo shërben për interesin më të lartë të Shqipërisë dhe kontribuon për të përfunduar këtë reformë të rëndësishme pa vonesë, në mënyrë që të përmbushë kushtin e vendosur marsin e kaluar Komisioni Europian” tha ai.