Ambasada amerikane në Afganistan ka lëshuar një alarm sigurie duke këshilluar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroportin e Kabulit.
Në reagimin e saj në faqen e saj të internetit, ambasada paralajmëroi për “kërcënime të mundshme të sigurisë jashtë portave të aeroportit”.
“Ne po këshillojmë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport dhe të shmangin portat e aeroportit në këtë kohë, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane për ta bërë këtë.”
Ambasada tha se çdo qytetar amerikan në Afganistan që nuk ka plotësuar ende një kërkesë për riatdhesim “duhet ta bëjë këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.
Dëshmitarët thonë se ka ende kaos në aeroport ndërsa turmat e njerëzve luftojnë për të arritur fluturimet. Talebanët nga ana tjetër nuk marrinpërgjegjësi për situatën. Ata fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë një plan më të mirë evakuimi.