Ambasada britanike në Ukrainë është detyruar të japë një deklaratë zyrtare që konfirmon se Mbreti Charles III është gjallë pasi mediat ruse pretenduan se ai kishte vdekur.
Një numër uebsajtesh ruse të lajmeve dhe llogaritë e tyre përkatëse në mediat sociale raportuan më herët sot se mbreti kishte vdekur në moshën 75-vjeçare si pasojë e komplikimeve nga kanceri, “duke cituar burime të paidentifikuara mediatike”.
Sipas Daily Mail, kjo ndodhi pasi një imazh i një deklarate qartësisht të rreme nga ‘Buckingham Palace’ që njoftonte ‘vdekjen e papritur’ të Charles u qarkullua në mediat sociale.
Looks like King Charles III is really dead. pic.twitter.com/HulHjKNoto
Advertisement— Ramesh Saxena (@Docktus_) March 18, 2024
Kanali Telegram i Ambasadës Britanike postoi një deklaratë në rusisht për të theksuar se raportimet ishin të rreme.
“Raportet për vdekjen e mbretit Charles III të Britanisë së Madhe janë të rreme”, thuhet në deklaratë. Një mesazh i ngjashëm është lëshuar nga ambasada britanike në Ukrainë.
Agjencitë e para që publikuan raportin e rremë ishin Sputnik, Readkovka dhe Mash, megjithatë, më vonë ato korrigjuan postimet e tyre./vizionplus.tv