Ambasada amerikane në Kabul thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ambasada amerikane në Kabul thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet

Ambasada amerikane në Afganistan ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroportin e Kabulit.

“I këshillojmë të gjithë qytetarët amerikanë që të shmangin udhëtimet në aeroport në këtë periudhë, nëse nuk merrni udhëzime individuale nga një përfaqësues i qeverisë amerikane,” shkruhej në njoftim.

Ambasada tha se çdo shtetas amerikan në Afganistan që nuk kishte plotësuar ende një kërkesë për riatdhesim “duhet ta bëjë këtë sa më shpejt që të jetë e mundur”.

Në njoftim citohej: “Mos telefononi ambasadën amerikane në Kabul për detaje ose përditësime në lidhje me fluturimet.  Kjo është mënyra e vetme për të mësuar rreth opsioneve të ndryshme të fluturimit.”

Advertisement

Dëshmitarët thonë se ka ende kaos në aeroport ndërsa turmat e njerëzve luftojnë për tu larguar. Talibanët nga ana tjetër kanë deklaruar se  nuk janë përgjegjës për situatën dhe se fajësojnë fuqitë perëndimore që nuk kanë miratuar një plan më të mirë evakuimi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy