
Alfred Lela ishte sot i pranishëm në protestën e dytë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrin.
Ai tha se policët i fal për dhunën e ushtruar natën e rrëzimit të Teatrit, por kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm jo.
Sipas Lelës, ata janë treguar burracakë e nuk kërkuan falje për përplasjen që ndodhi mes uniformave blu dhe artistëve e aktivistëve.
“Unë i kam falur policët sepse janë bija e bijë nënash të bërë kokë turku, por nuk janë të parët, qofshin të fundit.
Nuk e kam falur e nuk do e fal Edi Ramën dhe Sandër Leshin, jo se u dhunova atë ditë, as sepse ishim të pazotë për ta njohur e pranuar dhunën, por për të qenë burra Shqipërie e për të thënë na falni, ndodhi, nuk mundën se janë burracakë, e se janë burracakë s’kam për ti falur.
Të mos keqkuptohemi se nuk do të thotë se do marr pushkën”, tha ai.