Lirohet nga Policia ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka dhe gazetari Alfred Lela.
Të dy u ndaluan pak orë më parë gjatë përplasjes me efektivët.
Ish-deputetja dhe bashkëshorti i saj, pritet t’i bashkohet protestës dhe një makinë është nsiur për t’i marrë në Komisariatin nr. 4.
Ndërkohë më e komplikuar ka qënë situata për Lelën.
Advertisement
Ai është parë të dalë nga Komisariati nr.1 me shenja dhe njolla gjaku.
Ai u shpreh se në Komisariat të gjithë efektivët janë sjellë mirë, madje dhe e kanë ndihmuar me mjekimin e plagëve.
I pyetur nëse do të bënte një kallëzim penal, ai u shpreh se rasti i tij nuk ishte i rëndësishëm për momentin.
“Do shkoj në banesë sepse nuk ndjehem mirë. Nëse marr veten nisëm sërish për protestë”, është shprehur ai.
Advertisement