Lideri i opozitës ruse Aleksei Navalny është helmuar. Spitali ku avokati 44-vjeçar po kurohet prej disa ditësh, ka konfirmuar me anë të një deklarate për shtyp, se pas analizave, gjetjet klinike kanë gjetur praninë e një lloji helmi në trupin e tij.
Mjekët kanë gjurmuar praninë e një substance të familjes së ilaceve që përdoren për trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor, por lloji që është përdorur për helmimin e Navalnyt nuk është specifikuar ende.
Mjeket sqarojne se Navalny është ende në njësinë e kujdesit intensiv dhe është në koma artificiale, por jashtë rrezikut për jetën.
Mundesine e helmimit e bene te ditur me heret edhe zyrtarë te qeverise gjermane.
The post Aleksei Navalny u helmua/ Spitali gjerman: Është jashtë rrezikut për jetën appeared first on Vizion Plus.