Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit është ndalur sot për peticionin në Lezhë ku janë mbledhur firma për rindërtimin e Teatrit Kombëtar.
Ky është qyteti i katërt verior ku ndalet Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit teksa fjalën e ka nisur regjisori Robert Budina.
Budina tha se në Lezhë Aleanca ka ardhur për të lidhur Besëlidhjen nëpërmjet peticionit. Regjisori paralajmëroi se do ketë një manifestim gjigand në Tiranë pasi të ketë mbaruar turi i peticionit teksa shprehet se në mënyrë simbolike do ngulet në sheshin e Teatit Kombëtar, flamuri shqiptar, që ra gjatë shembjes së Teatrit.
”Kemi ardhur të lidhim Besëlidhjen. Të lidhim besën me atë peticionin dhe të organizojmë më pas një manifestim gjigand dhe të ngulim në sheshin e Teatrit Kombëtar flamurin kombëtar.
Që ai kryeministri e hodhi gjatë shembjes. Demokracia është një maratonë e gjatë dhe duhet të luftojmë, të ndërtojmë institucionin e rezistencës që e bëmë në 2 vite e gjysëm.”- tha Budina,