Analistët konsiderojnë se shpërthimi i djeshëm në malet e Iranit që është dëgjuar edhe në Teheran, ka ndodhur në zonën ku gjendet sistemi i fshehur i tuneleve dhe bazave për prodhimin e raketave.
Siç raporton kjo agjenci, ende nuk dihet se çfarë ka shpërthyer dje në orët e para të mëngjesit si dhe shkaku i shpërthimit, ku si pasojë mbi qiellin e Teheranit është shfaqur një top i madh i zjarrtë.
Në kryeqytetin e këtij vendi janë dridhur edhe ndërtesat, ndërsa në vend të ngjarjes menjëherë ka shkuar ekipi i televizionit publik.
Advertisement
Në anën tjetër, zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes, ka deklaruar se nuk ka viktima dhe se sipas tij shkaku i shpërthimit edhe rrjedhja e gazit, duke mos specifikuar se për çfarë gazi bëhet fjalë.