
Mbetjet e pandemisë së koronavirusit, të hedhura vend e pa vend, janë të rrezikshme për mjedisin dhe jetën e gjallesave.
Një pinguin ishte viktimë e një maske, të hedhur në ujëra. Ai u gjet i ngordhur në bregun veriror të Sao Paulo në Brazil.
Advertisement
Sipas autopsisë, pinguini kishte gëlltitur një maskë mbrojtëse ndaj virusit dhe kjo është bërë arsye për ngordhjen e tij. Maska ju gjet në stomak.
Qysh kur nisi pandemia, herë pas here ekspertët kanë dhënë alarmin për ndotjen nga maskat, që përfundojnë në det e oqeane.
Advertisement
The post Alarm për mbetjet e pandemisë/ Pinguini ngordh pasi gëlltiti një maskë appeared first on Vizion Plus.