
Alarm për bombë në një avion të “Air France” në Paris, i cili vinte nga Afrika.
Dyshohej se në avion kishte një sasi eksplozivi. Autoritetet dhanë urdhër dhe menjëherë u bë evakuimi i pasagjerëve.
Advertisement
Raportohet se avioni u ul në tokë pa incidente.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.
Advertisement
Ndërkohë, është ngritur një grup qeveritar me kërkesë të kryeministrit, i cili do të merret me hetimin e rastit.