Alarm për bombë në Athinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Alarm për bombë në Athinë

Një tjetër alarm për bombë është dhënë këtë të premte në Greqi.

Policia ka marrë një telefonatë anonime, ku lajmërohet se një sasi lënde plasëse është vendosur nga një person i panjohur në Ministrinë e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar të gjithë punonjësit e ministrisë.

Alarmet për bombë kanë ngritur alarmin në Greqi.

Advertisement

Para dy ditësh, autoritetet u njoftuan se në gjykatën e Selanikut ishte vendosur një bombë, e cila do të shpërthente pas dy orësh. Në gjykatë mbërriti një ekip i Departamentit të Asgjësimit të Mjeteve Shpërthyese dhe një qen i trajnuar posaçërisht për këtë gjë, të cilët kontrolluan ambientet por nuk konstatuan asgjë të dyshimtë.

Edhe në fund të muajit shkurt, persona anonim bënë publike në media lajmin se ata do tëe vendosnin bomba në tre ambasada në Greqi, atë të Izraelit, Egjiptit dhe SHBA-së si dhe do të hidhnin në erë parlamentin. Edhe në atë kohë, pas kontrollit jashtë ambasadave nuk u gjet asgjë.

Në datën 3 masr, në një filiak banke u vendos një sasi lënde plasëse, e cila shpërtheu por fatmirësisht nuk shkaktuan viktima.

Kamerat e bankës kishin fiksuar momentin kur një person me kapuç në kokë vendosi bombën. Në media u publikuan dy video. Në videon e parë shihet autori duke tentuar të thyejë blindat dhe më pas largohet pa e aktivizuar bombën.

Advertisement

Në videon e dytë, gati pesë minuta më vonë, ai i afrohet sërish bankës, fik pajisjen dhe vrapon për të gjetur bashkëpunëtorët e tij.

Në video shihen dy këmbësorë duke ecur drejt degës së bankës dhe sulmuesi u kërkon të largohen pasi bomba është gati të shpërthejë.

Në videon e tretë, autori shihet pak minuta para se të mbërrinte në bankë, duke zbritur nga makina e gruas që e shoqëron dhe duke u futur në makinën e bashkëpunëtorit të tij./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy