Një operacion policor po zhvillohet në Kapitolin e SHBA pasi u raportua për një person të armatosur në ndërtesën e Senatit.
Policia e Kapitolit tha në Twitter se ata që janë brenda ndërtesës së Senatit “duhet të fshihen” për shkak të një raportimi për një person të armatosur.
Advertisement
Policia tha se mori një telefonatë “shqetësuese” në numrin 911 (numri i policisë) dhe i ka kërkuar publikut që të shmangë zonën.
Nuk ka raporte të konfirmuara për të shtëna me armë zjarri.
Advertisement
Për shkak të pushimeve verore, shumica e punëtorëve dhe senatorëve mungojnë në zyrat e tyre.
Sipas mediave amerikane, një ndërtesë e Senatit tashmë është evakuuar.
Advertisement