Një alarm është ngritur në ishullin mesdhetar të Siçilisë pasi shpërthimet në malin Etna të Italisë dhe vullkani më i vogël Stromboli nxorrën hi dhe llavë të nxehtë.

Kjo ka bërë që aeroporti i Catanias të mbyllet pasditen e kësaj të premte.

Etna, një nga vullkanet më aktive në botë, ka patur një aktivitet intensiv ditët e fundit. Agjencia italiane e mbrojtjes civile lëshoi ​​alarmin duke paralajmëruar se situata mund të përkeqësohej.

Mediat italiane raportojnë se u dyfishua numri i zjarrëfikësve në ishull.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Pista në aeroportin e Catania është e papërdorshme për shkak të rënies së hirit vullkanik. Si mbërritjet ashtu edhe nisjet janë pezulluar”, tha aeroporti në një deklaratë.