Ish-efektivi i Policisë së Mineapolisit, Derek Chauvin, mund të marrë më shumë se 1 milionë dollarë si benefite gjatë viteve të pensionit, edhe nëse dënohet për vrasjen e George Floyd.

Chauvin u bë protagonist i tërbimit të qindra-mijëra protestuesve gjatë muajit të fundit, pasi një video ku shihej teksa mbante këmbën mbi qafën e George Floyd për minuta me radhë nisi të shpërndahej në internet. Floyd më pas humbi jetën në spital.

Polici u shkarkua menjëherë nga detyra, bashkëshortja i kërkoi divorcin dhe, pas protestave në të gjithë vendin, u akuzua për vrasje. Tre kolegët e tjerë, që e shoqëronin gjatë incidentit tragjik, u pushuan nga puna dhe ndaj tyre janë ngritur gjithashtu akuza penale.

Por pavarësisht kësaj, Chauvin i plotëson ende kushtet për të marrë një pension të majmë, pjesërisht me paratë e taksapaguesve amerikanë. Në shumë shtete amerikane, policët ose ish-policët e dënuar për vepra penale nuk përfitojnë pension për kohën që kanë shërbyer, por ky nuk është rasti i shtetit Minesota.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

CNN mori konfirmimin e Shoqatës së Punonjësve të Administratës Publike të shtetit, sipas të cilës, 44-vjeçari Chauvin mund të fillojë të marrë pension sapo të mbushë 50 vjeç. Bazuar në llogaritjet që CNN ka bërë duke marrë parasysh kontributin e tij ndër vite, pensioni i Chauvin do të ketë një vlerë prej 50 mijë dollarësh në vit, nëse pranon ta tërheqë që kur të mbushë 50 vjeç. Shifra mund të jetë edhe më e lartë nëse vendos ta tërheqë kur të mbushë 55 vjeç. Në një periudhë 30-vjeçare, shifra mund të shkojë deri në 1,5 milionë dollarë, ose më shumë.