Policia boliviane ka arrestuar ish-shefin e shtabit të ushtrisë Juan Jose Zuniga, i cili akuzohet për një “tentativë grusht shteti”.

Imazhet e transmetuara nga televizioni shtetëror bolivian treguan gjeneralin Zuniga duke u larguar me një automjet policie pak pasi dha një deklaratë të shkurtër për gazetarët.

“Ti je në paraburgim, gjeneral,” i tha zëvendës sekretari i brendshëm Johnny Aguilera. Ushtarë të armatosur rëndë dhe automjete të blinduara ishin vendosur më herët në sheshin kryesor të kryeqytetit La Paz, rreth selisë së qeverisë.

Presidenti Luis Arce nxitoi të emërojë udhëheqjen e re në forcat e armatosura, ndërsa Gjykata e Lartë denoncoi një “sulm ndaj stabilitetit demokratik” në vend.

Gjenerali Juan Jose Zuniga pretendoi se qëllimi ishte “rindërtimi i demokracisë”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Duke folur me gazetarët, i rrethuar nga ushtarë, ai iu referua “një demokracie të vërtetë, jo atë të pak bosëve që kanë qeverisur vendin për 30 apo 40 vjet.”

Komanda ushtarake e sapoemëruar urdhëroi ushtarët që ndoqën gjeneralin Zuniga në pallatin presidencial të ktheheshin në bazat e tyre, ndërsa një forcë e rëndë policore u vendos në qendër të kryeqytetit bolivian./vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";