Nëntë persona janë arrestuar pas sulmit terrorist që tronditi Parisin mbrëmjen e së premtes. Një mësues historie u ther barabarisht nga nxënësi i tij 18 vjecar me origjinë cecene.
Autori i krimit të rëndë u qëllua për vdekje nga policia ndërsa prindërit e tij gjithashtu kanë rënë në pranga. Autoritetet bëjnë të ditur së mësuesi 47 vjecar, Sammuel Paty ishte kërcënuar disa herë pasi u kishte treguar nxënësve karikaturat e diskutueshme të Profetit Muhamed gjatë trajtimit të temës së “lirisë së mendimit”.
Presidenti Emmanuel Macron nga vendngjarja iu shpalli luftë terroristëve duke thënë se në të vërtetë është sulmuar i gjithë kombi.
EMMANUEL MACRON
PRESIDENT I FRANCES
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";“Një qytetar është vrarë sot sepse ishte mësues dhe sepse mësonte lirinë e shprehjes. Terroristët nuk do ta ndajnë Francën, errësira nuk do të mbizotërojë. Autoritetet e sigurisë do të “veprojnë “fort dhe shpejt”.
Ngjarja tronditëse ndodh në një kohë kur vijon gjyqi mbi sulmin terrorist të vitit 2015 ndaj revistës satirike franceze Charlie Hebdo, ku humbën jetën 12 persona.
Udhëheqësit muslimanë në Francë dënuan sulmin barbar. Prej disa vitesh Franca është tronditur nga disa sulme terroriste, ku kanë humbur jetën më shumë se 250 persona .