Rrethuar nga akuzat për ngacmime seksuale, guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo kërkoi falje të mërkurën, duke thënë se ai “mori një mësim të rëndësishëm” lidhur me sjelljen e tij ndaj grave, por shtoi se kishte ndërmend të qëndronte në detyrë.

“Tani e kuptoj që kam vepruar në një mënyrë që i bënte njerëzit të ndiheshin jo rehat”, tha zoti Cuomo në një konferencë shtypi të mërkurën. “Ishte e paqëllimtë dhe për këtë kërkoj realisht falje”.

Zoti Cuomo tha se do të “bashkëpunojë plotësisht” me hetimet që ka nisur zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit lidhur me akuzat për ngacmim seksual. Prokurorja e Përgjithshme Letitia James ndodhet në procesin e përzgjedhjes së një firme ligjore, jo brenda zyrës së saj, që do të kryejë një hetim mbi pretendimet dhe do të ofrojë një raport që do të bëhet publik.

Zoti Cuomo i kishte shmangur paraqitjet publike për ditë me radhë ndërsa disa nga koleget e tij demokratë i kanë bërë thirrje për dorëheqje. Para konferencës për shtyp të së mërkurës, guvernatori foli për herë të fundit me gazetarët gjatë një telekonference më 22 shkurt. Informimi i tij i fundit për mediat me pamje filmike ishte më 19 shkurt.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai nuk kishte folur publikisht që prej momentit kur i dha Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut leje për të hetuar pretendimet se ka ngacmuar seksualisht të paktën dy gra në administratën e tij.

Ish-ndihmësja e tij, Charlotte Bennett, 25 vjeç, ka thënë se zoti Cuomo e kishte pyetur atë mbi jetën e saj seksuale dhe nëse do të ishte e hapur për një marrëdhënie me një burrë të moshuar. Zonja Bennett e ka hedhur poshtë kërkesën për falje të zotit Cuomo, gjatë të cilës ai tha se kishte bërë “shaka” dhe se shakatë e tij ishin keqinterpretuar si flirtim.

Një ish-ndihmëse tjetër, Lindsey Boylan, tha se zoti Cuomo kishte komentuar pamjen e jashtme të saj në mënyrë të papërshtatshme dhe se në fund të një takimi e kishte puthur pa pëlqimin e saj. Ajo ka thënë gjithashtu se zoti Cuomo i kishte sugjeruar një herë që të luanin “poker me striptizëm” ndërsa ndodheshin në një avion në pronësi të shtetit. Zoti Cuomo i ka hedhur poshtë pretendimet e zonjës Boylan.

Një tjetër grua, Anna Ruch, i tha gazetës “New York Times” se gjatë një ceremonie martesore në shtator 2019-s zoti Cuomo i kishte vendosur të dyja duart në fytyrë dhe e kishte pyetur nëse mund ta puthte.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zoti Cuomo e filloi konferencën për shtyp të së mërkurës duke u përqëndruar tek të dhënat më të fundit mbi pandeminë e koronavirusit./VOA