
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër akuzave të opozitës sa i përket projektit rrugor Milot-Fier.
Rama shkruan në Twitter se sulmet vijnë pa nisur ende gara, ndërsa e quan të turpshme gjuhën e përdor nga Partia Demokratike.
“Nuk kam fjalë për gjuhën e turpshme të atyre që duan të qeverisin Shqipërinë e sulmojnë me fjalët më të ulëta projektin Milot-Fier ende pa nisur mirë gara ndërkombëtare!
Këta që fjalën e vjedhje e kanë në majë të gjuhës për çdo punë,si duket vetëm kanë vjedhur kur qeverisnin. Turp” – shkruan Rama.
Advertisement