Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve i kërkoi Departamentit të Drejtësisë që të ngrejë akuza penale kundër ish-presidentit Donald Trump dhe stafit të tij. Kërkesa vjen pas hetimeve të gjata për sulmin në Kapitol më 6 janar 2021 të cilat e gjejnë Trump fajtor për motivim në kryengritje.

 

Paneli i Kongresit votoi unanimisht për t’i referuar katër akuza penale kundër Trump në Departamentin e Drejtësisë, i cili ka fjalën e fundit nëse do të padisë ish-presidentin. Komiteti pretendon për katër shkelje nga Trump, si në prag të trazirave ashtu edhe gjatë tyre. Ndër akuzat janë, konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara, pengim i procesit zyrtar të Kongresit, komplot për shtyrje në deklaratë të rreme dhe ndihmë në kryengritje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Komiteti beson se ekzistojnë shumë prova të mjaftueshme për një referim penal ndaj ish-presidentit. Ai ka ndihmuar ose motivuar ata që sulmuan Kapitolin. Komiteti ka gjetur prova të rëndësishme që presidenti Trump synonte të prishte tranzicionin paqësor të pushtetit sipas Kushtetutës sonë”, tha kongresmeni Jamie Raskin.

 

Tashmë i takon Departamentit të Drejtësisë të vendosë nëse do të ndjekë penalisht Trump apo persona të tjerë, ose jo. Komiteti i Kongresit nuk ka fuqi penale po ai mund të zhvillojë hetime siç bëri në këtë rast dhe mund të referojë në Departamentin e Drejtësisë për hapa të mëtejshëm. Më 6 janar 2021 mbështetës të shumtë të Donald Trump sulmuan Kapitolin duke shkaktuar dhunë dhe viktima. Ata ende besojnë se zgjedhjet presidenciale të 2020 janë vjedhur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";