Komediani i dashur amerikan, Bob Saget u gjet i pajetë në dhomën e tij një ditë më parë në hotelin “Ritz-Carlton” në Orlando. Shkaku i vdekjes ende nuk është konfirmuar, duke u cilësuar një mister.
Zyrtarët nga departamenti i policisë në Orange County, pasi pranuan thirrjen urgjente nga punëtorët e stafit të hotelit, arritën në vendin e ngjarjes, ku dhe më pas e shpallur aktorin të vdekur.
Lajmin e ka konfirmuar familja e tij. Përmes një deklarate të shkurtër të postuar në Twitter u bë e ditur se gjatë hetimeve fillestare, detektivët nuk kanë gjetur shenja të dhunës apo drogë në vendin e ngjarjes.
“Ne jemi të tronditur për të konfirmuar se Bob ynë i dashur është ndarë nga jeta. Ai ishte gjithçka për ne dhe duam që ju ta dini se sa shumë i donte fansat e tij, dhe i pëlqente të performonte live duke sjellë njerëz nga të gjitha sferat e jetës së bashku me të qeshura.”