Suedezi Dolph Lundgren i njoftoi 2.1 milionë fansave të tij se është fejuar me stërvitësen personale Emma Krokdal, 24 vjeçe.
Bukuroshja Emma shkëlqen në fotot me aktorin veteran, por komentuesit çapkënë thonë e ngatërrojnë atë me vajzat e Dolph, 24 vjeçaren Ida apo 18 vjeçaren Greta.
“Vajza jote është fejuar? Të lumtë Dolph,” shkruante një prej tyre.
“Dolph ti ke një prezencë madhore, edhe vajza jote duket shumë bukur”, shkruante një tjetër.
Ndërsa një tjetër fans i hutuar shkruante: “Me vajzën tënde je martuar?”
Aktori protagonist i serialit ‘Rocky’, Sylvester Sallone ishte nga të parët që uroi ish-kolegun për lajmin: “Urime miku im. Je më i miri.”
Dolph bëri publike në janar marrdhënien me Emma, e cila është 38 vjet më e vogël. Shihni fotot: