
Aktivistja pakistaneze për të drejtat e njeriut, Karima Mehrab Baloch është gjetur e pajetë në Toronto të Kanadasë, tre ditë pasi u shpall e zhdukur.
37-vjeçarja jetonte prej 5 vitesh në Kanada. Ajo u largua nga Pakistani në 2015, pasi ishte akuzuar për terrorizëm, ndërsa njihej si një kritike e madhe e ushtrisë dhe shtetit pakistanez.
Baloch ishte një nga organizatoret e protestave studentore që kërkonin pavarësinë e Balochistanit.
Baloch kishte marrë së fundmi një kërcënim anonim, në të cilin dikush e paralajmëroi se do t’i “jepte asaj një mësim të mirë”.
Advertisement
Ajo u rendit nga BBC në 100 gratë më frymëzuese dhe më me ndikim të vitit 2016 për punën e saj në të drejtat e njeriut.