Një aksident i rëndë rrugor i ka marrë jetën një 43-vjeçari shqiptar në Itali.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së shtunës, 2 dhjetor dhe 43-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ka ndërruar jetë pas dy ditësh, raportojnë mediet italiane.
Traumat dhe lëndimet në gjymtyrët e tij të poshtme rezultuan të ishin shumë serioze dhe i kushtuan prerjen e një këmbë.
Në fakt, burri i ishte nënshtruar një operacioni të gjatë kirurgjik natën e së shtunës.
43-vjeçari ishte pasagjer në një furgon të marrë me qira nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, me të cilin po ktheheshin në shtëpi.
Për arsye ende nën hetim, furgoni u përplas me një kamion që ndodhej në buzë të rrugës.
Automjeti i një kompanie nga zona e Agrigento-s me sa duket kishte pësuar një defekt dhe për këtë arsye ishte ndalur në anë të rrugës.
Drejtuesit e dy mjeteve kanë pësuar lëndime të lehta dhe pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar nga spitali./vizionplus.tv