Të paktën 18 persona u vranë dhe 19 u plagosën në veri të Indisë sot kur një autobus u përplas me një cisternë qumështi.

“Autobusi goditi pjesën e pasme, 18 persona u vranë, 19 të tjerë u plagosën”, tha për AFP Zulfiqar Ali, nga zyra e shefit të policisë lokale.

Autobusi po shkonte për në kryeqytetin e Indisë, Nju Delhi, nga shteti lindor indian i Biharit, raportoi televizioni NDTV.

Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Indi, ku statistikat flasin për 168,000 vdekje në vitin 2022.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në maj, të paktën 21 njerëz u vranë dhe më shumë se 50 u plagosën në Kashmirin Indian kur një autobus rrëshqiti nga një rrugë malore dhe u përplas në një shkëmb.