Aksident tragjik në Greqi, dy të vdekur dhe një i lënduar, ndërron jetë shqiptari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tragjedi me dy të vdekur dhe një të lënduar ndodhi në orët e para të së shtunës në Dramë, Greqi.

Pak pas mesnate, një makinë e drejtuar nga një 41-vjeçar grek, në rrugën nacionale Dramë – Fshat është përplasur kokë më kokë me një makinë tjetër që drejtohej nga një 61-vjeçar nga Shqipëria.

Së bashku me shqiptarin udhëtonte edhe një bashkatdhetar, 53 vjeç.

Përplasja ka qenë fatale dhe dy shoferët kanë ndërruar jetë. Ndëra shqiptari tjetër, që ishte pasagjer në makinën e drejtuar nga 61-vjeçari ka mbetur i lënduar.

Advertisement

Hetimet paraprake për shkaqet dhe rrethanat e aksidentit po kryhen nga Departamenti i Qarkullimit në Dramë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy