ITALI – Një 73-vjeçare shqiptare, e cila u godit nga një makinë të martën e 30 prillit në Corso Cavour në Kremona, ka humbur jetën në spital.

Sipas medieve italiane, gruaja kishte pësuar një dëmtim shumë të rëndë në kokë.

Kur mbërriti ndihma, gjendja e saj dukej kritike dhe sapo mbërriti në spitalin Maggiore, mjekët zbuluan një hemorragji shumë të rëndë në tru. Operacioni, të ciliu iu nënshtrua, fatkeqësisht rezultoi i kotë.

Punonjësit e policisë lokale kanë hetuar dinamikën e aksidentit, e cila ende nuk bëhet e ditur.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas rikonstruksioneve fillestare, e moshuara ndodhej në një vendkalim për këmbësorë kur u përplas nga makina./vizionplus.tv