21-vjeçari Erik Fetahu, i cili u përfshi në një aksident me motorin e tij më 26 gusht, ka ndërruar jetë në spital.
Mjekët ishin përpjekur ta shpëtonin duke i prerë një këmbë të lënduar rëndë, por as kjo nuk e mbajti në jetë.
Advertisement
Aksidenti kishte ndodhur në San Rocco, në zonën e Lodit dhe i riu ishte transportuar me helikopter në Pavia. Motori i tij ishte përplasur kokë më kokë me një furgon në kthesë, ndërsa shqiptari pësoi trauma të rënda nga aksidenti.
Shumë e kujtojnë Erikun si një djalë entuziast dhe energjik.
Advertisement