Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rodos.
Si pasojë dy persona kanë humbur jetën.
Sipas medieve greke, një furgon i drejtuar nga një shtetas shqiptar, në rrethana të paqarta ka devijuar nga kursi dhe është përplasur kokë më kokë me një makinë që drejtohej nga një 57-vjeçar grek.
Në makinë me shqiptarin ndodheshin edhe dy shtetas britanikë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Shoferi grek dhe njëri nga shtetasit britanikë humbën jetën, ndërsa shqiptari dhe një britanik tjetër u plagosën dhe u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos.
Mësohet se të dy ndodhen në gjendje të rëndë për jetën./vizionplus.tv