Një kukull Barbie si astronautia italiane Samantha Cristoforetti është dërguar në një fluturim me gravitet zero.
Agjencia Evropiane e Hapësirës (ESA) dhe kompania Mattel krijuan këtë kukull me qëllim për të inkurajuar vajzat të bëhen gjenerata e ardhshme e astronautëve, inxhinierëve dhe shkencëtarëve të hapësirës.
“Barbie Samantha tashmë ka qenë në një fluturim kështu që ajo tashmë ka një përvojë me mungesën e peshës “Unë me të vërtetë shpresoj se mund tëfeymëzojmë, veçanërisht vajzat e reja. Ne jemi shumë të interesuar të frymëzojmë brezin e ardhshëm, duke pasur djem dhe vajza që duan të ndjekin karriera që kanë të bëjnë me eksplorimin, shkencën dhe teknologjinë. Kjo javë kushtuar hapësirës i dedikohet posaçërisht grave për të vazhduar karrierën në hapësirë,” tha Cristoforetti.
Një pjesë e të ardhurave nga shitjet e kukullës në Evropë do të shkojnë për organizatën jofitimprurëse “Gratë në Evropën Hapësinore”. Bashkëpunimi ESA-Mattel filloi në vitin 2019, ndërsa astronautja e parë “Barbie” u krijua në 1965.