Agjencia Europiane e Barnave po heton tri simptoma të reja të raportuara nga një grup i vogël njerëzish të vaksinuar me Pfizer dhe Moderna, të cilat dyshohet se mund të jenë efekte anësore.

Erythema multiforme, një formë alergjike e lëkurës, glomerulonephritis ose inflamim i veshkave dhe sindroma nefrotike janë tri simptomat që po studiohen për të kuptuar shkakun e tyre.

Në Europë deri më tani janë administruar 43.5 milionë doza të Modernas dhe 330 milionë doza të Pfizer.
Muajin e kaluar Agjencia gjeti një lidhje të mundshme mes një inflamimi shumë të rrallë të zemrës dhe vaksinave mRNA. Diçka që u raportua së pari në Izrael.

Vendimi në fjalë ka dhënë efekte në bursë: aksionet e Modernas ranë me 16% të mërkurën, të BioNTech me 14%, kurse të Pfizer me 4%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";