Nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Joe Biden reagoi për situatën kaotike të krijuar në Afganistan, që pasi vendi ra në duart e talebanëve.

 

Tërheqja e ushtrisë amerikane, theksoi edhe një herë Biden, ishte një vendim pas 20 vitesh prezencë në Afganistan, duke shtuar se kjo gjë nuk mund të vazhdont përjetësisht.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas kreut të Shtëpisë së Bardhë, përsa kohë ishte prezente, ushtria amerikane i mësoi asaj afgane sesi të përballej me talebanët.

 

“Do t’i ndihmojmë afganët me aq sa të mundemi. Amerikanët nuk mund dhe nuk duhet të vdesin në një luftë në të cilën vetë afganët nuk luftojnë për veten e tyre. Ne nuk shkuam në Afganistan për të vendosur demokracinë. Ne e stërvitëm ushtrinë afgane për t’u bërë ballë talebanëve. Sado të zgjaste prania e forcavr amerikane në Afganistan, situata nuk do të ishte ndryshe sot.”

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";