Autoritetet ruse njoftuan se një dron ukrainas u rrëzua sot në rajonin e Leningradit afër fshatit Fornosovo, pas së cilës operacionet në aeroportin e afërt Pulkovo në Shën Petersburg u pezulluan, njoftoi shërbimi rus i Radios Evropa e Lirë.

Aeroporti i qytetit të dytë më të madh në Rusi vazhdoi të funksionojë pas një pushimi prej rreth dy orësh.

Gjatë asaj kohe, tre avionë bënë një ulje emergjente në aeroporte më të vogla, njoftoi Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror.

Alexander Drozdenko, guvernatori i Oblastit të Leningradit – i cili është afër Shën Petersburg – tha se hapësira ajrore ishte e mbyllur për shkak të dronit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ukraina në përgjithësi nuk komenton për sulme të mundshme brenda Rusisë. /vizionplus.tv