Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 në qytetin e Italisë, Varese.

Sipas medieve italiane, qadoleshenti ka goditur me thikë pas shpine një mësuese në hyrje të shkollës.

Sipas raportimeve policore adoleshenti e kishte marrë thikën nga shtëpia.

Mësuesja 57-vjeçare, e cila mori tre goditje në shpinë, është dërguar në spitalin Circolo di Varese, dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Policia dhe Prokuroria për të Mitur të Milanos po hetojnë për motivin e këtij gjesti./vizionplus.tv