
Për Diana Mejia, ideja për të mashtruar Presidentin Donald Trump me rezervimin e biletave false në tubimin e së shtunës në Tulsa, Oklahoma, erdhi nga “TikTok”.
Në 12 qershor, 19-vjeçarja Mejia pa një video në këtë aplikacion, ku thuhej se njerëzit mund të rezervoni bileta edhe pse nuk kishin ndërmend të shkonin. Kjo bëhej me qëllim poshtërimin e presidentit, me një sallë tërësisht të boshatisur.
Pas këtij angazhimi masiv në internet, tubimi i parë elektoral, pas emergjencës koronavirus rezultoi një dështim për presidentin amerikan Donald Trump.
Megjithatë, ekipi i fushatës së Trump nuk pranon që pjesëmarrja e ulët të ketë lidhje me adoleshentët e “Tik Tok” dhe këmbëngul se hyrja për në event u bllokua nga mbështetësit e shumtë. Sipas organizatorëve të tubimit elektoral, më shumë se 1 milion persona kishin rezervuar bileta për të qenë të pranishëm.