Kreu i opozitës ruse, Alexei Navalny është ende duke luftuar për jetën e tij në spital, pasi piu çaj duke pritur fluturimin e tij për në Moskë.
Teksa të enjten u raportua se ai u helmua sepse brenda çajit i kishin hedhur helm, duket se mjekët e kanë hedhur poshtë diçka të tillë.
Sipas “Reuters”, mjekët kanë deklaruar se në trupin e tij nuk është gjetur asnjë gjurmë helmi.
“Asnjë gjurmë helmi nuk u gjet në Alexei Navalny”, tha të Premten nënkryetari i stafit në spitalin siberian, ku po trajtohet kritiku i Vladimir Putin.
Rasti ka shkaktuar një konflikt të ashpër, me bashkëpunëtorët dhe përkrahësit e tij që kërkuan transferimin e tij në një spital jashtë vendit.
Por spitali nuk pranon transportimin e tij, duke marrë parasysh që situata e tij shëndetësore është e paqëndrueshme.
The post A u helmua lideri i opozitës ruse? Flasin mjekët appeared first on Vizion Plus.