Shumë shtete në botë po vazhdojnë të përballen me rritje të numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri. Në bazë të disa studimeve, në mesin e të prekurve, rezulton një përqindje e vogël e fëmijëve nën moshën 18-vjeçare, krahasuar me të rriturit.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nuk ka ende dëshmi se fëmijët mund të jenë bartës kryesor të virusit, por shumë studime kanë treguar se fëmijët mund të infektohen dhe nëse ata kanë simptome, mund ta përhapin virusin tek të rriturit.

Që nga përhapja e pandemisë në botë, fëmijët janë shkëputur nga aktivitetet e tyre ditore, si shkuarja në qëndrim ditor apo parqe, për të ulur rrezikun e infektimit me virus.

OBSH-ja dhe UNICEF-i, kanë adresuar pasojat me të cilat fëmijët mund të përballen gjatë zhvillimit të tyre, si pasojë e izolimit. Sipas tyre, fëmijët duhet të lejohen të zhvillojnë aktivitete, por gjithmonë duke pasur parasysh masat mbrojtëse.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që fëmijët nën moshën 5-vjeçare nuk janë të obliguar të vendosin maskën. Kjo, bazuar në sigurinë dhe interesimin e fëmijës, si dhe kapacitetin për të vendosur si duhet maskën me ndihmë minimale.

OBSH dhe UNICEF rekomandojnë që vendimi për të vendosur maskën tek fëmijët nga mosha 6-11 vjeçare, duhet të bazohet në këta faktorë:

  • Nëse ka përhapje të gjerë të virusit në zonën ku gjendet fëmija
  • Aftësia e fëmijës për të vendosur si duhet maskën
  • Qasja në maska, pastrimi apo zëvendësimi i maskave, sidomos në qëndrim ditor apo shkolla
  • Mbikëqyrje e duhur nga të rritur dhe udhëzime se si duhet të vendoset maska dhe si duhet të hiqet

Ndërkaq, sipas rekomandimeve, fëmijët nga mosha 12 vjeçare e tutje, duhet të vendosin maskën sikur të rriturit, sidomos kur nuk mund të krijojnë distancë të paktën 1 metër nga të tjerët.

Sipas një raporti të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, të publikuar më 6 gusht, në vendet e Bashkimit Evropian dhe në Britaninë e Madhe, vetëm 5 për qind e të infektuarve me koronavirus kanë qenë fëmijë. Shumica prej tyre, thuhet në raport, nuk kanë pasur simptoma dhe infeksionin fëmijët, në shumë raste, e kanë kaluar pa vështirësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Dilemat rreth pandemisë

Por, kur fëmijët kanë pasur simptome të COVID-19, ata kanë qenë më pak të predispozuar që të hospitalizohen dhe rastet me fatalitet janë të pakta.

“Kur janë simptomatikë, fëmijët e shpërndajnë virusin në sasi të ngjashme me të rriturit dhe mund të infektojnë të tjerët, në mënyrë të njëjtë siç ndodh te të rriturit. Por, është e paqartë sesa fëmijët që nuk simptome të sëmundjes, mund të infektojnë të tjerët”, thuhet në raport.

Sëmundja COVID-19 kryesisht përhapet nga pikëzat që lëshon një person kur flet, kollitet apo teshtin. Sëmundja transmetohet edhe nga kontakti me sipërfaqet e kontaminuara. Po, ashtu ekspozimi mund të ndodhë në mjediset brenda 1 metër afër të tjerëve, nga kontakti i shpeshtë fizik me njerëzit që mund të infektohen me koronavirus.

Mikrobiologu Lul Raka, më herët ka treguar për Radion Evropa e Lirë se nga studimet që janë bërë mbi koronavirusin, ka të dhëna që sqarojnë se pse fëmijët janë më pak të predispozuar që të infektohen nga ky virus.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Njëra nga sqarimet shkencore pse fëmijët preken më pak se të rriturit me COVID-19, ka qenë se pika e parë e kontaktit është në pjesën e hundës, dhe ekspresioni i ulët i receptorëve (thithja e baktereve nga jashtë) është shumë më i ulët te fëmijët se te të rriturit. Kjo ka bërë që ata të preken në përqindje më të vogël”, tha ai.

Sa paraqesin rrezik kopshtet, shkollat?

Në Kosovë, kopshtet e fëmijëve u mbyllën dy herë gjatë pandemisë për të minimizuar rrezikun e përhapjes së virusit, por ato u hapën sërish në muajin gusht duke zbatuar rekomandimet e nevojshme dhe testimeve të edukatoreve e stafit përgjegjës.

Kthimi i nxënësve në shkolla – “Nëse je i sëmurë, rri në shtëpi”

Ndërkaq, shpërthimi i koronavirusit në shkolla nuk është tipar i spikatur në pandeminë COVID-19. Sipas Qendrës Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, kjo ndodh për faktin se shumica e fëmijëve nuk zhvillojë simptoma të sëmundjes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Madje edhe transmetimi i virusit nga një fëmijë në një fëmijë tjetër, është i vogël.

“Hetimet e rasteve të identifikuara në shkolla sugjerojnë se transmetimi i virusit nga një fëmijë në një fëmijë tjetër në ambiente shkollore, është i rrallë dhe ky transmetim nuk është shkaktari kryesor i infektimit të fëmijëve me virusin”, thotë Qendra Evropiane.

Sa i përket mbajtjes së maskave në shkolla, OBSH-ja thotë se ky rregull mund të vendoset vetëm pasi të jetë studiuar rreziku i përhapjes së virusit. Kjo organizatë thotë se duhet të merret parasysh nëse nxënësit mund të mbajnë distancë nga njëri-tjetri të paktën një metër dhe po ashtu duhet të merren parasysh edhe faktorët e tjerë, si gjendja shëndetësore e nxënësve dhe mësuesve.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që viti i ri shkollor të fillojë më 14 shtator./ REL

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post A duhet të mbajnë fëmijët maska? appeared first on Vizion Plus.