Pyetja 1 milion dollar për Partinë Demokratike është nëse Lulzim Basha do largohet nga drejtimi i saj nëse kjo parti humbet zgjedhjet në vitin 2021.
Përgjigjen e jep ish deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU për Grupin Mediatik “FJALA”.
-Nëse PD në 2021 humbet zgjedhjet, a duhet të largohet zoti Basha nga drejtimi i saj?
-Kjo është pyetje klishe. Ju flisni për dy momente, për tre madje. Ju bëni hipotezën që në gjykimin tim është e pamundur, humbjen e zgjedhjeve në 2021, ju thoni se ç’vendim duhet të marrë lideri i partisë politike dhe e treta vendimmarja e partisë politike. Pse nuk ja lini të ardhmes këtë lloj gjëje?
-Ja kam bërë këtë pyetje çdo personi që është pjesë e një lidershipi të caktuar. Po apo jo?
-Ne fitojmë zgjedhjet. Unë mendoj se vendimet e rradhës do jenë formimi i koalicionit qeverisës.